Presidenti rus Vladimir Putin e ka etiketuar politikën evropiane të energjisë si “vetëvrasje ekonomike”, pasi pjesa më e madhe e shteteve po përpiqen të reduktojnë varësinë e tyre nga nafta dhe gazi rus pas pushtimit të Ukrainës.

Bashkimi Evropian dëshiron të vendosë një embargo ndaj naftës ruse në raundin e fundit të sanksioneve që shënjestrojnë Moskën.

“Është e qartë se me largimin e burimeve të energjisë ruse nga Evropa në rajone të tjera të botës, rritet edhe mundësia e zgjerimit të aktivitetit ekonomik”, tha Putin.

“Braktisja e burimeve të energjisë ruse do të thotë që Europa do të bëhet sistematikisht, nje rajon me kosto të lartë të energjisë në botë”, tha ai.

Hungaria nuk i ka mbështetur planet për vendosjen e një embargoje ndaj naftës ruse të propozuar nga BE-ja, duke ngadalësuar përpjekjet e bllokut për konsensus.
Burimi: ATSH

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re