Presidenti rus Vladimir Putin mund të vizitojë Turqinë në fund të prillit ose në fillim të majit, njoftoi sot agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, duke cituar një burim në Ankara.

Më herët gjatë ditës së sotme, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se përgatitjet po vazhdojnë për një takim midis Vladimir Putin dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Një zyrtar turk i tha Reuters javën e kaluar se Putin do të vizitonte Turqinë më 12 shkurt. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re