Putin ka denuar sulmin me raketa në Siri Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se Rusia dënon sulmin ndaj Sirisë në një deklaratë të lëshuar nga Kremlini të shtunën.

Putin e quajti sulmet e raketave një “akt agresioni kundër një shteti sovran” dhe kundër kartës së Kombeve të Bashkuara, raporton CNN.

SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kanë bombarduar objektiva të shumta qeveritare në Siri në një operacion në mëngjes herët duke synuar vendet e dyshuara të armëve kimike.

Bombardimet janë në përgjigje të një sulmi të dyshuar kimik në qytetin sirian të Doumës javën e kaluar. Shpërthimet goditën kryeqytetin, Damaskun, si dhe dy vende afër qytetit të Homs.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re