Presidenti rus, Vladimir Putin nuk është vaksinuar ende kundër coronavirusit me Sputnik V – si vaksinën “e parë në botë” të aprovuar ndaj COVID-19 dhe tha se vajza e tij e kishte marrë atë.

Kremlini tha të martën se lideri rus nuk mund të marrë një vaksinë që nuk ka përfunduar ende fazën përfundimtare të provave, edhe pse e kanë marrë disa punonjësve rusë të kujdesit shëndetësor, mësuesve dhe disa zyrtarëve të nivelit të lartë jashtë provave klinike.

“Presidenti nuk mund të përdorë një vaksinë të pa certifikuar”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov gjatë një telefonate me gazetarët, raporton cnn.

Peskov nuk shpjegoi ndryshimin midis vaksinës që është “certifikuar” dhe “aprovuar”, por tha se “Vaksinimi masiv nuk ka filluar ende. Dhe, natyrisht, kreu i shtetit nuk mund të marrë pjesë në vaksinim si vullnetar. Është e pamundur”.

Peskov tha se provat duhet të përfundojnë së shpejti dhe se Putini do të informojë njerëzit mbi vendimin nëse do të marrë vaksinën “nëse e konsideron të nevojshme”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re