Vladimir Putin është në pushtet prej 24 vitesh në një mënyrë ose në një tjetër dhe tani sapo ka “vulosur” pushtetin e tij edhe për 6 vite të tjera.

Ndërsa fiton mandatin e pestë, ai ka shërbyer tashmë 20 vjet si president dhe katër si kryeministër, kur ai konsiderohej gjerësisht si lider i vendit.

Lexo edhe :Related Posts

Në moshën 71-vjeçare, ai tashmë ka udhëhequr Rusinë më gjatë se çdo sundimtar që nga diktatori sovjetik Josef Stalin, i cili kaloi pothuajse 31 vjet në pushtet.

Kushtetuta e Rusisë u ndryshua në vitin 2020, duke rritur mandatin presidencial nga katër në gjashtë vjet dhe duke i dhënë Putinit një plan të pastër për të kandiduar përsëri duke anuluar mandatet e tij të mëparshme.

Teorikisht, ai mund të kërkonte një mandat të gjashtë dhe të vazhdonte deri në vitin 2036, gjë që do t’i jepte atij pushtet me te gjatë se Katerina e Madhe në shekullin e 18-të.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re