Rusia do të bashkëpunojë me SHBA dhe presidentin aktual Donald Trump, tha të mërkurën presidenti i Rusisë Vladimir Puti.

Ai tha se shpreson që teza e errët e mbajtur gjallë në SHBA për përzierjen e pretenduar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në këtë vend, të zhduket dhe të pushojë së helmuari marrëdhëniet dypalëshe.

“Nuk ka asnjë president tjetër amerikan, as ka një tjetër SHBA. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku”, tha Putin në një sesion të forumit të Javës së Energjisë ruse.

Sipas agjencisësë lajmeve Tass, Putin ka potencuar se SHBA janë fuqia më e madhe në botë dhe e ka quajtur një “partner natyror” në shumë fusha, duke përfshirë sigurinë ndërkombëtare, mospërhapjen e armëve të shkatërrimit në masë, lufta kundër terrorizmit, lufta kundër ndryshimit të klimës, luftës për mbrojtjen e mjedisit.

Ai tha se shpresonte që obskurantizmi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të zhdukej.

Ai tha se shpresonte që “grindjet politike të brendshme në SHBA do të ndalonin helmimin e marrëdhënieve ruso-amerikane dhe ndikimin mbi situatën në botë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re