Presidenti rus Vladimir Putin thuhet të jetë duke u treguar shumë vigjilent ndaj koronavirusit. Sipas raportimeve, i gjithë stafi i tij i është nënshtruar testimeve të detyrueshme. Kremlini njoftoi se të gjithë punonjësit e përfshirë në orarin e eventeve të president po testoheshin për sëmundjen.

Rusia deri më tani ka 253 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe autoritetet kanë ndaluar përkohësisht shtetasit e huaj që të hyjnë në vend në përpjekje për të parandaluar përhapjen më tej.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve:

“Është bërë gjithçka që duhet për ta mbrojtur presidentin nga viruset dhe sëmundjet dhe po bëhen gjatë gjithë kohës. Orari i punës së presidentit është publik dhe dëshmia më e mirë e gjendjes së shëndetit të tij shëndetësore.”

Më herët, Peskov kishte refuzuar që të tregonte nëse Putin ishte testuar apo jo për koronavirusin, por ishte shprehur se kujdesi mjekësor për presidentit është i një niveli jashtëzakonisht të lartë.

Putin të mërkurën vizitoi Krimenë, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014. Gazetarët që udhëtonin me liderin rus në udhëtim u testuan paraprakisht për të provuar se nuk ishin bartës të virusit. /abcnews.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re