Presidenti rus Vladimir Putin u takua me shefin e grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin vetëm pak ditë pas kryengritjes së armatosur të këtij të fundit, kundër udhëheqjes ushtarake ruse.

 

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dimtri Peskov. Nga një komunkim me gazetarët ai tha se Putin dhe Prigozhin u takuan në 29 qershor në Kremlin, në një mbledhje që zgjati më shumë se tre orë e ku ishin të pranishëm edhe komandantë të tjerë të Wagner.

 

Peskov nuk dha detaje të hollësishme se cfarë u diskutua në takim por tha se Putin vlerësoi përpjekjet usharake frontale të grupit në luftën ndaj Ukrainës.

 

Ndërkohë vendodhja aktuale e kreut të Wagner mbetet e paqartë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re