Presidenti rus Vladimir Putin vuri në lojë flamurin “ylber”, të ngritur nga ambasada amerikane në Moskë për të kremtuar të drejtat e komunitetit LGBT. Putin la të kuptohej në komentet e tij se kjo reflektonte orientimin s*ksual të stafit të këtij misioni diplomatik. “ Ngritja e këtij flamuri na thotë diçka për njerëzit që punojnë atje”, tha Putin.

“Por nuk është ndonjë gjë e madhe, ne kemi folur për këtë shumë herë dhe pozicioni ynë është I qartë”, ka shtuar ai. Komentet e shefit të Kremlinit pasuan referendumin kombëtar për reformat kushtetuese, në të cilat përfshihej dhe një amendament që theksonte përkufizimin e martesës në mënyrë specifike si një bashkim mes një burri dhe një gruaje.

Putini ka kërkuar prej kohësh ta distancojë Rusinë nga vlerat liberale perëndimore dhe të përafrohet me Kishën Ortodokse Ruse. “Po, kemi miratuar një ligj që ndalon propagandën e homos*ksualizmit mes të miturve. E çfarë pastaj?

Lërini njerëzit të rriten dhe pastaj të vendosin për fatin e tyre”, shtoi ai. Presidenti rus nënshkroi një ditë më parë dekretin për ndryshimet kushtetuese, të cilat, mes tjerash, i hapin rrugë atij të mbetet në pushtet deri në vitin 2036, nëse vendos të marrë pjesë edhe në dy palë zgjedhje presidenciale. Ndryshimet hyjnë në fuqi sot, në 4 korrik.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re