Vladimir Putin vuan nga kanceri, së shpejti do të vdesë.

 

Kështu është shprehur kreu i shërbimeve sekrete të Ukrainës, Kirlo Budanov gjatë një interviste për rrjetin amerikan ABC.

 

Ai theksoi se Putin për një kohë të gjatë ka pasur probleme shëndetësore dhe për këtë kanë qenë në dijeni në bazë të informacioneve zyrtare nga njerëzit afër Putin.

 

“Ai ka qenë i sëmurë për një kohë të gjatë, një kohë shumë të gjatë”, iu përgjigj Budanov pyetjes së gazetarit nëse mendonte se diktatori do të vdiste.

 

Pyetjes se kur do të vdesë Putini , Budanov tha duke buzëqeshur: “Mendoj shumë shpejt. Shpresoj”.

 

Sipas tij, lufta në Ukrainë duhet të përfundojë para vdekjes së Putinit.

 

Budanov sugjeroi gjithashtu se pas vdekjes së Putinit do të ketë një transferim të pushtetit në Rusi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re