Kryeministri Edi Rama, hapi punimet në samitin për Ukrainën që po mbahet në Tiranë. Kreu i qeverisë shqiptare foli për një të ardhme të përbashkët. 

Ne fjalen e tij, Rama tha se Vladimir Putin nuk ia arriti qe te mboshte vullnetin e popullit ukrainas.

“Kjo është një luftë që as Ukrainë dhe as kombet nuk e zgjodhën, por një ngjizje nga një njeri. Prania juaj këtu është një kujtese që ai nuk ia ka dalë.

Rusia neoimperialiaste nuk ja ka dalë të shtypë vullnetin e popullit ukrainas. Nuk ia ka dalë të shtypë të vërtetën.

Putini donte ta fshinte Ukrainën nga harta për çështje dite, Por sot Ukraina është më e ankoruar se kurrë në Evropë.

Jemi bërë bashkë për të planifikuar të ardhmen tonë”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re