Rusia duhet të mbetet një republikë e fortë presidenciale, tha Vladimir Putin, referuar një periudhe të mundshme kalimtare, pasi nuk mund të jetë me president pas 2024-ës.

Javën e kaluar, Putin, i cili nuk është në gjendje të kandidojë për një mandat tjetër presidencial sipas Kushtetutës, propozoi ndryshime kushtetuese që do t’i lejonin atij të mbetej në pushtet pas largimit nga detyra, raportoi Reuters.

Propozimet përfshijnë zvogëlimin e aftësive të presidentit dhe forcimin e kompetencave të kryeministrit, duke nxitur spekulime se Putini mund të kërkojë kthimin në postin e kryeministrit, të cilin ai e mbajti nga viti 2008 deri në 2012,.

“Vendi ynë padyshim duhet të jetë një republikë e fortë presidenciale. Kjo është gjëja e parë. Sepse kemi kaq shumë grupe etnike, kombësi, stile jetese…, e pra është praktikisht e pamundur të integrohemi në një republikë parlamentare”, tha Putin në komente që në dukje bien ndesh me mesazhin e javës së kaluar.

Putin, i cili është 67 vjeç, foli në një takim me studentë rusë në vendpushimin në Detin e Zi të Soçit.

I pyetur nga një student nëse Rusia duhet të konsiderojë krijimin e një lloj institucioni kalimtar, siç ndodhi në Singapor, Putin tha se nuk ishte i përshtatshëm për këtë vend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re