A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?

Pushimi në shtrat, dikur një pjesë kyçe e trajtimit të dhimbjes së shpinës, ka një rol të kufizuar në shërimin e dhimbjeve të shpinës. Në doza shumë të vogla, pushimi në shtrat mund t’ju japë një pushim kur qëndrimi në këmbë ose ulur shkakton dhimbje të forta.

Fizioterapisti Endrit Mone thotë: “Këtu si fillim duhet të përcaktojmë natyrën e dhimbjes, edhe pse ka ardhur ajo. Shumica e dhimbjeve të shpinës fatmirësisht ikin brenda 2-4 javëve, edhe pa zënë shtratin. Shumë pak janë ato të cilat bëhen kronike edhe duan një kohë trajtimi edhe regjimi të gjatë. Ka dhimbje të cilat vijnë si pasojë e një traume ku je i detyruar të bësh minimum 10-14 ditë regjim. Por ka edhe dhimbje si pasojë e një lëvizje të detyruar ose e një qëndrimi të gjatë para kompjuterit për të cilat jo detyrimisht duhet regjim shtrati.”

Botuar në Gazeta Shëndeti, shkurt 2017

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re