Pyet mjekun: A është normale që periodat e mia të jenë të dhimbshme?

Përgjigjet Dr. Drilona Ndrevataj:

(Mjeke kirurge urologe & androloge)

Është normale të kesh pak dhimbje gjatë menstruacioneve, sidomos në vitet e para pas menarkës, por nëse dhimbja është shumë e fortë, ndërhyn në aktivitetet e përditshme, nuk përmirësohet me ilaçe të zakonshme ose shoqërohet me simptoma të tjera (cikël të bollshëm, dhimbje gjatë marrëdhënieve, probleme me zorrët), mund të ketë një shkak themelor si endometrioza, fibroma ose adenomioza.

Në këto raste, këshillohu me një specialist.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re