Kam probleme me marramendjen, sidomos herët nё mëngjes kur çohem nga gjumi. Theksoj se nuk vuaj nga ndonjë sёmundje tjetër dhe as kam dhimbje koke.

Pёrgjigjet Elma Xhokaxhiu, mjeke ORL nё Poliklinikёn e Specialitetve Nr. 2, Tiranё.

Vertigo është prishje e ekuilibrit midis sistemit vestibular, vizual dhe atij somatosensorial.
Mund të jetë qendrore (dëmtimi është në tru dhe bërthamat e trurit) ose periferike (kur dëmtimi është në labirint). Zë rreth 5 % të të gjitha konsultave në mjekësinë e përgjithshme dhe rreth 20% të konsultave në vizitat ORL.
Shkaqet mё tё shpeshta tё kёsaj patologjie janё infeksionet virale, traumat e kokës, tumoret e veshit, migrena, imuniteti i ulët apo e alergjitë e ndryshme. Nëse ndodh me episode të shkurtra dhe raste sporadike, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, por, nëse marramendja zgjat për orë të tëra dhe prish cilësinë e jetesës, duhet të thellohemi më tej.

Trajtimi i vertigos konsiston në lehtësimin e simptomave, eliminimin e halucinacionit të lëvizjes, uljen apo eliminimin e simptomave neurovegjetative (vjellje, nauze) dhe zhdukjen e shenjave psikoafektive (ankth, djersitje) etj.

Shumë e rëndësishme është jeta e shëndetshme, shmangia e duhanit, alkoolit dhe
konsumimit të tepruar të kafesë./

Mars 2018/Shendeti.com.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re