Pyetje: Jam një djalë 21 vjeç dhe doja të pyesja rreth një problemi që më është shfaqur para disa ditësh. Poshtë veshit kam dhimbje, në fillim kisha një gjëndër të fortë, të palëvizshme, por që nuk më shkaktonte dhimbje. Sapo mu zhduk gjëndra, mu shfaq dhimbja. Dua të di se çfarë mund të bëj? ARJETI

Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjeken infeksioniste Sabrije Gjoni:

“Nga sa përshkruani nuk mund t’ju them diçka konkrete. Do ju rekomandoja të shkoni sa më shpejt të bëni një konsultë me mjekun specialist, pasi teorikisht nëse gjëndra për të cilën përshkruanit ishte vetëm një, dhe nuk ishte e dhimbshme, nuk keni pse shqetësoheni. Gjithësesi duhet të shkoni të konsultoheni sa më parë me një mjek specialist, për të kuptuar shkakun pse keni dhimbje. Pa një ekzaminim të specialistit nuk mund t’ju thuhet apo t’ju rekomandohet të përdorni medikamente”.

Botuar në Gazeta Shëndeti, prill 2014

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re