Përshëndetje! Ju lutem a mund të pyesni një mjek alergolog për problemin tim. Sa herë ha vezë më krijohen puçrra në lëkurë.

Përgjigjet Mirela Hitaj, mjeke alergologe në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.1, Tiranë.

Nga shpjegimi duket qartë që kemi të bëjmë më një alergji ushqimore, pra alergji nga veza që dhe vetë pacienti e identifikon. Pacienti nuk e ka treguar moshën, por zakonisht alergjitë nga veza, apo ushqime të caktuara i hasim më shpesh tek fëmijët sesa tek të rriturit. Zakonisht këto lloj alergjish kalojnë/ përmirësohen me rritjen e personit por ka raste që edhe ngelen.

Unë do i këshilloja të konsultohet sa më parë me një mjek alergolog nëse e ka të shprehur, dhe gjëja tjetër që mund të bëhet në këtë rast është të shmanget sa më shumë kontakti me produkte që përmbajnë vezë, si për shembull majoneza dhe sigurisht vezën ta eliminojë fare.

Botuar në Gazeta Shëndeti, mars 2018

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re