Skip to content

Pyet mjekun: Si të ndalojmë kollën kronike tek fëmijët?

Elona Hila 12 e1490859220104

Përshëndetje! Si të ndalojmë kollën kronike tek fëmijët?

Përgjigjet Elona Hila, mjeke pneumologe në Spitalin Universitar të Traumës

Kolla vjen si rezultat i ngacmimit që shkaktojnë nervat në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Kjo vjen zakonisht kur për shkak të ftohjes apo ndonjë infeksioni fyti, rrugët e sipërme të frymëmarrjes pezmatohen.

Trajtimi i kollës bëhet sipas sëmundjes/patologjisë bazë që është përgjegjëse për kollën. Sot në treg qarkullojnë një gamë e gjerë shurupësh, medikamentesh e çajrash të ndryshme, të cilët frenojnë kollën dhe sekrecionet.

Por duhet të keni parasysh se marrja pa rekomandim, pa zbuluar shkakun e vërtetë nuk bën gjë tjetër veçse tjetërson klinikën dhe zgjat trajtimin real. Prandaj së pari rekomandohet bërja e një vizite tek mjeku specialist, dhe pas kësaj mund të përcaktohet edhe trajtimin i përshtatshëm për kollën tuaj.

Botuar në Shendeti.com.al, janar 2018