“Gruaja ime zgjohet dy deri në tri herë gjatë natës nga dhimbjet e ngërçeve në këmbë dhe gishtërinj. Ajo pi ujë tonik dhe ka provuar një spray. A ka diçka tjetër që mund ta ndihmojë?”

Përgjigjja e DR. MARTIN SCURR: Ngërçet e natës në këmbë, janë një shqetësim që prek të paktën 60 përqind të të rriturve. Dhimbja mund të jetë shumë e fortë, madje e padurueshme, dhe mund të zgjasë disa orë pas largimit të ngërçit.

Edhe pse nuk e dimë saktësisht çfarë e shkakton, disa faktorë duket se rrisin rrezikun, si disa medikamente (përfshirë diuretikumet, statinat, steroidet, morfinën dhe disa inhalatorë për astmën), si dhe disa sëmundje (përfshirë dështimin e mëlçisë dhe veshkave, diabetin dhe hipotiroidizmin).

Disa njerëz konsumojnë shumë kafe, ose u mungojnë disa lëndë ushqyese (si kalciumi), ose kanë apne të fjetur obstruktive ( ndërprerje përkohësisht e frymëmarrjes gjatë gjumit) mund të jenë gjithashtu më të prirur ndaj kësaj gjendjeje.

Kinina mund të reduktojë frekuencën dhe intensitetin e ngërçeve të këmbëve, por nuk rekomandohet më nga mjekët, pasi mund të shkaktojë efekte anësore të rënda, si probleme të rrezikshme me ritmin e zemrës.

Edhe pse uji tonik përmban kinina, doza e tij është shumë e ulët për të lehtësuar ngërçet muskulore.

Por ka një opsion tjetër – vitamina K2, e njohur gjithashtu si menaquinone. Efektiviteti i saj u demonstrua në një studim, të publikuar në revistën e njohur JAMA Internal Medicine, ku 199 persona mbi 65 vjeç morën vitaminën, ose një placebo, çdo ditë për tetë javë.

Ata që morën vitaminën patën më pak ngërçe muskulore natën se ata që morën placebo, dhe çdo ngërç që ndodhi ishte më i shkurtër dhe më pak i dhimbshëm.

Lajmi i mirë është që vitamina K2 është e disponueshme në farmaci. Inkurajoni gruan tuaj të marrë 30 mikrogram çdo ditë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko