Pyetje e ardhur në [email protected]/FB: Gazeta Shendeti

Përshëndetje! Duke ju falënderuar për publikimet tuaja, ju lutem të më ndihmoni me sugjerimet tuaja për një shqetësim në lidhje me vajzën time. Ajo në qershor mbush 19 vjeç. Qysh rreth moshës 14 vjeç dukej që trupi i saj kishte qime më shumë se normalisht dhe me rekomandim të një mjekeje depilimi1dermatologe, u depilua në qendrat e estetikës. Problemi që më shqetëson është se këtë muaj i janë shtuar qimet por në fytyrë në pjesën e favoriteve deri tek fundi i veshit dhe në pjesën e gushës. Ajo që dua të di është nëse ky është një problem hormonal dhe a ka ndikim anësor nëse bëjmë një trajtim me rreze lazer për t’i eliminuar. Dhe ajo që dua më shumë është se me cilin specialist mjek (dermatolog apo ndonjë tjetër) duhet të konsultohem. Besoj dhe shpresoj në përgjigjen tuaj. 

Përgjigjet për gazetën “Shëndet+”  mjekja dermatologe Blerta Gjoni

Fillimisht duhet të konsultoheni me mjekun specialist endokrinolog, i cili jep edhe ekzaminimet hormonale, për të parë nëse bëhet fjalë për probleme hormonale. Më pas, nëse rezulton pa probleme hormonale, atëherë duhet të paraqiteni te dermatologu për të minimizuar efektin estetik.

Publikuar në Gazeta Shëndeti, mars 2016

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re