Sazan Guri ka shpjeguar për popullin shqiptar, se përse ka vendosur të vetë-shpallet kandidat për President të Republikës.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit, Guri tha se ai ka intervistuar veten dhe pastaj ka dalë në konkluzionin se duhet të kandidojë.

Ai deklaroi se Presidenti nuk duhet të zgjidhet duke patur si kriter gjininë, siç po kërkon Edi Rama të zgjedhë patjetër një grua, por duhet të jetë sipas meritës, duke shtuar se ai “nuk bëhet dot grua”.

Pjesë nga biseda:

Sazan Guri: Unë i bëra një autoportret dhe intervistë vetës. Munda ta shohë që nga e kaluara e largët. Mora të dy fiset e mia… Kam kohë që merrem, krahas profesionit si inxhinier, krahas avokatisë mjedisore, mbrojtjes së të pambrojturve, krahas kërkimeve dhe studimeve që bëj, zgjodha këto 15 vjet ti kushtohen edhe historisë dhe gjuhës, ndoshta talente të fshehura. Zbulova që nga ana e nënës dhe babait, jemi fise bejlerësh. Në shtete të tjera, po të ishin, do të quheshin baronë, kontë, dukë, lordë dhe sir.

Marrim gjyshin, çoi dhëndrin në Kuvendin e Vlorës. Ka bërë kongres për pellazgët. Në një konferencë tjetër tha, pa ardhur ortodoksi i Beratit nuk e filloj mbledhjen.

Ylli Rakipi: Tani Sazan, ti ke bërë gjithë këto përpjekje, gjithë këtë platformë. Por Edi Rama po kërkon një grua, për Presidente. Qeveria e tij është plotë me gra. Burrat nuk numërohen dot as me gishtin e njërës dorë. Pra ti nuk plotëson kriterin thelbësor. Si mund ti mbushim mendjen Edi Ramës, që Presidenti mund të jetë edhe burrë?

Sazan Guri: Tani unë grua nuk bëhem dot. Por, unë kam shumë premisa dhe gjëra që më kanë ardhur nga ato që nuk thuhen në tavolina, që kësaj rradhe do të ketë qasje nga opozita për President. Do të jetë nga opozita. Është kohë për “check and balance” (kontroll dhe balancë).

Në kuptimin që kur zoti Rama ka marrë të gjithë pushtetet, i bie të marrë edhe Presidencën dhe pastaj duhet të përgatitet për humbje shumë të shpejt. Nuk ka rëndësi do jetë grua apo burrë. Është ofendim, të thuhet do vihet patjetër një grua. Kjo është çështje vlerash dhe merite.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re