Kryeministri Edi Rama ka folur për letrën e dërguar të ambasadës ruse ndaj Republikës së Shqipërisë lidhur me tensionet në Ukrainë ku kërkon që vendi ynë të mbajë një qëndrim konkret për këtë çështje.

Rama tha se ajo letër është marrë nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s, ndërsa kreu i qeverisë nuk harroi që të sulmojë Partinë Demokratike të cilën e quajti “katund” që sipas tij ka marrë peng demokratët.

“Më tregoni një qeveri tjetër që është marrë me letër sepse ajo letër nuk i drejtohet Shqipërisë por gjithë vendeve natare të NATO-s, çdo qeveri e ka marrë atë letër, e ka lexuar dhe qëndrimet tona janë publike, të qarta dhe të drejta. Ne nuk kemi asnjë problem me marrëdhëniet tona bilaterale me Rusinë nuk është vend armik i Shqipërisë por ne kemi ndarje të qartë në këtë pikë. Zhurma për letrën është pjesë e zhurmës folklorike në katundin e PD-së ta themi qartë , s’ka lidhje me ne dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Është një Zhurmë mes atij katundi të marrëve që kanë marrë peng demokratë”, u përgjigj Rama.

Tensionet në Ukrainë/ Ambasada ruse letër për Shqipërinë: Presim përgjigjie të menjëhershme mbi qëndrimin tuaj për këtë çështje

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re