Skip to content

Pyetja e Ramës për qytetarët: Si t’i ndihmojmë nënat me 3 fëmijë dhe të punësuarit në të zezë?

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar nismat e tij të reja ku tha se janë mbështetja e nënave me 3 ose më shumë fëmijë, punësimet fiktive dhe Ballkani i Hapur.

Për të adresuar këto çështje Rama ka pyetur qytetarët.

“Ka njerëz që besojnë se krijimi i Ballkanit të Hapur në funksion të një hapësirë të integruar rajonale është gjë e duhur por ka nga ata që mendojnë se si sjell asgjë Shqipërisë, edhe për këtë ne do ti drejtohemi qytetarëve. Kemi hedhur hapa për të adresuar problematikën e nënave me 3 fëmijë, por a jemi të gatshëm ne të adresojmë më tej çështjen e mbrojtjes së nënave me 3 e më shumë fëmijë edhe kur ato janë të punësuara sepse bëhet fjalë për një dy punësim me kohë të plotë. A është e gatshme shoqëria tu japë mbështetje”, tha Rama.

Kryeministri kërkoi që të adresohen punësimet fiktive.

“Një problem tjetër i madh është problemi të punësuar që janë viktima të metodave të pagave fiktive, a duhet ne të angazhohemi për tu dhënë mbrojtje të veçantë  dëmshpërblim atyre që denoncojmë por janë subjekt i largimit nga puna për hakmarrje do të thotë që ne tu japim  dhe mbrojtje financiare apo kjo është një barrë më shumë në shtëpinë e përbashkët”.