Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekësve në rrjete sociale në lidhje me korrupsionin tek spitali Covid 2 dhe për reagimin e Ambasadës Franceze për vaksinat pasi i tha se ‘po i mbanin stok’.

Një prej ndjekësve i kujton rastin e “Tire Alldervishit” në postimin ku Rama krenohet me shifrën e mjekëve dhe infermierëve të vaksinuar, duke i thënë: “Bëju dhe vaksinën anti korrupsion mjekëve të vijës së parë, që t’iu rregullohet akoma më mirë buzëqeshja.”

Ndërsa kryeministri nuk heziton ti kthejë përgjigje duke i thënë se asgjë nuk e bën më pak heroike punën e tyre.

“Ti dhe kushdo flet si ti u merr të keqen mjekëve e infermierëve! Pyll pa derra nuk ka dhe as një e as dhjetë të korruptuar, nuk e bëjnë më pak heroike sakrificën e mijëra mjekëve e infermierëve!”

Sa i përket letrës së ambasadës franceze në Tiranë, për deklaratën e Ramës se “Franca i ka lënë stok vaksinat që ka siguruar, kur fare mirë një pjesë të tyre mund t’ia jepte Shqipërisë”, kryeministri thotë se ka fjala e tij ka dalë nga konteksti, por për këtë nuk mërzitet aspak.

Koment: Pershendetje Z kryeminister.Lexova ne lajme qe ambasada Franceze na qenkërka ankuar pasi ju “sulmuat Francen,miken dhe aleaten e ShqiptareveSa pafytyrsi ky reagim i amb franceze.Se sa aleate ,mike dhe dashamirse ndaj nesh eshte Franca,mjafton t’i hedhim nji veshtrim murit rrethues te kesaj ambasade.Te jep pershtypjen qe kemi te bejme me Al katrazin e jo nje ambasade dhe,sikur jashte atyre mureve jetojne egërsira e jo njerez.Ky eshte rrespekti frances ndaj nesh.Franca me bllokimet e saj te nje pas njeshme per negociatat papritur na doli nje mike dhe aleate e fyerShume mire ja u bere qe ju a the ne emision.Skane per tna fut qe skan per tna fut ne BE kshu qe,skemi pse te jemi inferior ndaj askujt.Rrespekte

Rama: Unë nuk kam sulmuar asnjë aleat dhe aq më pak Francën në rastin konkret! As nuk e kam harruar dhe nuk e harroj që Bashkimi Europian e ka ndihmuar Shqipërinë qysh se vendi ynë doli nga burgu i diktaturës e deri më sot. Përkundrazi, e kam çmuar dhe e çmoj pa lëkundje Bashkimin Europian për njëmijë e një arsye, përfshirë pa dyshim edhe ndihmën e paçmuar që i jep Shqipërisë tash 30 vite. Unë kam folur për një çështje konkrete në një situatë konkrete, lidhur me vaksinën dhe nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë!

Lënia jashtë e vendeve të rajonit tonë në shpërndarjen e vaksinës kundër Covidit nga ana e BE, nuk ka asnjë justifikim në asnjë plan dhe këtë e kupton çdokush që bën sikur s’kupton! Ndërsa ankesa e ambasadës franceze meqë unë e ilustrova opinionin tim duke sjellë shembullin e Francës (siç mund të sillja shembuj të tjerë) është pa lidhje me qëndrimin tim dhe konkretisht edhe me sjelljen e shembullit të Francës, për të ilustruar idenë se nuk kishte pse të mos i jepeshin edhe vendeve tona disa doza për mjekët të paktën, kur ato s’mund të përdoren të tëra menjëherë në asnjë vend të BE!

Franca është jo vetëm një nga vendet më të mrekullueshme të botës e më të përparuara të Europës në cdo drejtim, as thjesht një vend mik e aleat i Shqipërisë, po edhe një vend i veçantë në zemrën e në mendjen time, ashtu sikundër është edhe BE-ja një amanet e një destinacion i patjetërsueshëm i Shqipërisë e shqiptarëve.

Ankesa e ambasades franceze nuk ndryshon asgje ne asnje drejtim, ashtu siç e drejta per te menduar ndryshe vlen si gjithnje njesoj si per Francen edhe per Shqiperine ne kete rast; si per hartuesit e ankeses ne emer te Frances, si per mua qe flas ne emer te Shqiperise.

Por ty te them miqesisht se duke e nxjerre nga konteksti ankesen e ambasades franceze, gabon njesoj sic gaboi ambasada franceze duke nxjerre nga konteksti ato që thashe! Madje ne fakt gabon edhe me keq, sepse flet jo vetem pa lidhje me ankesen konkretisht, po edhe thua gjera pa lidhje!

Nje fjale e bukur popullore thote se miqesia e vertete nuk i ka te gjitha fjalet prej mjalti, keshtu qe as ti mos u merzit, as ambasada s’ka pse merzitet, se une jo e jo, cfare nuk degjoj po nuk merzitem

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re