Projekti ambicioz i Bashkisë së Tiranës për Pyllin Orbital, i cili do të rrethojë kryeqytetin me një brez të gjelbër me 2 milionë pemë, ka gjetur mbështetjen edhe të agjencive të njohura financiare. Erion Veliaj e drejtori i kooperacionit Italian, Nino Merolla, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për financimin e projektit të Pyllit Orbital për gjelbërimin e 23 zonave të ndryshme në kryeqytet.
 
“Jam shumë i lumtur sot që bashkë me ambasadorin italian dhe me drejtorin e Kooperacionit italian kemi firmosur një marrëveshje për Pyllit Orbital të Tiranës. Është një projekt që e kemi pasur ëndërr, një dëshirë shumë të madhe pas përfundimit të Planit Urbanistik të Tiranës, por tani ka ardhur koha që ta bëjmë realitet. Po bëjmë realitet disa nga projektet bazë, por ideja që do t’i mbijetojë mandatit tonë në bashki, por ndoshta edhe jetës sonë, është ajo e Pyllit Orbital. Ndaj jam shumë entuziast që me ndihmën e Kooperacionit italian sapo kemi firmosur financimin për projektin e Pyllit Orbital, e cila do të prodhojë rezultate konkrete të 23 zonave që do të gjelbërohen falë këtij projekti
 
Drejtori i Kooperacionit Italian Nino Merolla u shpreh se realizimi i këtij projekti do ta transformojnë Tiranën në një qytet modern europian, duke e kthyer në shembullin më të mirë për te treguar se përmes punës këmbëngulëse, arrihen rezultate të larta.
 
“Jemi shumë të lumtur që jemi krah për krah Bashkisë së Tiranës për transformimin e qytetit, një transformim që të gjithë tashmë e vëmë re. Jemi të kënaqur që do punojmë së bashku, në realizimin e këtij projekti, nga i cili do të ketë shumë të mira Tirana dhe do të ketë shumë të mira bashkia, gjithë qytetarët, për ta transformuar Tiranën në një qytet modern, europian dhe që do të jetë një shembull i cili do të tregojë se si me punë këmbëngulëse, me punë të mira, arrihen rezultate të larta.”
 
Projekti për Pyllin Orbital parashikon shtimin e gjelbërimit jo vetëm në periferi të qytetit, por njëkohësisht edhe brenda zonave urbane.
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re