Gjendje e rënduar dhe radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar me Maqedonin. Dhjetra kamione të tonazhit të rëndë prej 4 oresh qendrojnë në rradhë me shpresën për të kaluar në anën tjetër të kufirit.

 

Shkak vonesa në këtë pikë kufitare është bërë  futjen e procesit të skanimit proces që zgjatë. Drejtuesit i ketyre mjeteve shprehen se  kanë 4 ore qe presim ne temperatura të larta.

 

Nuk eshte aspak normale një pritje e tillë shprehën shoferët që tregojnë se e bejme cdo dite kete rruge dhe i njejti problem. Na mbajne pa arsye kaq gjatë shprehen më tej drejtuesit e mjeteve të tonazheve të rëndë.

 

Mbajme familjen me kete pune. Paguajme miliona taksa ne shtet ndersa sherbimi doganir lë tej mase për të deshiruar. Një gjë e tillë gjithnjë sipas ture nuk haset në anen tjetër të kufirit me palen maqedonase të cikët nuk na mbajne me shume se 15 minuta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re