Fax News ka marrë rrëfimet e familjarëve të Martin Çeços, i cili u vra disa ditë më parë dhe u hodh në liqenin e Kolanecit, duke e inskenuar ngjarjen si aksidentale apo vetëvrasje.

Motra e të riut që u vra pas një sherri që dyshohet se ka nisur për një vajzë, është shprehur se disa ditë para se të zhdukej, 26-vjeçari kishte shfaqur shenja mërzie.

Motra e 26 vjeçarit Katerina Ago është shprehur: Unë jetoj në Greqi. Vëllai më ka marrë në telefon 3 dite para se të zhdukej. Qante dhe më thoshte që jam i mërzitur sepse më kërcënojnë disa persona. Por nuk më tregonte se me kë kishte konflikt dhe cilët ishin personat që e kërcënonin.

Ishim në dijeni të lidhjes me një vajze por nuk e njihnim. Edhe babait i kishte treguar që e kercenonin disa persona por  arsyet dhe emrat e tyre nuk na i tregonte. Vëllai jetonte vetëm me babanë. Ky i fundit është në gjendje të rëndë psikologjike në spitalin e Korçës.

Ndërkohë një prej fqinjëve, Ditke Dokolli tregon se viktima dhe i ati punonin së bashku dhe nuk kishin konflikte.

“Jetonin me djersë dhe mezi nxirrnin bukën nga toka dhe shitja e druve. Martini ishte tip i mbyllur dhe nuk i binte në qafe njeriu. Jemi te tronditur nga kjo që ka ndodhur’, shprehet fqinji.

Policia ka vënë në pranga si autor të dyshuar 3 të rinj, të cilët pasi e kanë vrarë Çeçon kanë inskenuar mbytjen e tij në liqen.

Trupi i pajetë i të riut u gjet pas denoncimit të familjarëve të tij.

Personat e vënë në prangat e policisë janë Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re