Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Ali Muhyiddin al-Qaradaghi, përsëriti reagimin e tij ndaj Këshillit të Dijetarëve të Lartë të Arabisë Saudite, duke deklaruar se deklarata e këtij këshilli që e konsideron Vëllazërinë Muslimane (Ihvan) si një “organizatë terroriste” e kënaq vetëm Izraelin.

Qaradaghi reagoi pasi Ministria e Jashtme e Izraelit njoftoi se është e kënaqur që Këshilli i Dijetarëve të Lartë në Arabinë Saudite e shpalli Vëllazërinë Muslimane si “organizatë terroriste”.

“Deklarata e Këshillit të Dijetarëve të Lartë, e cila nuk pranohet nga bota islame, e kënaqi subjektin sionist që vetëm ka uzurpuar tokat e arabëve dhe muslimanëve, Kudsin dhe Mesxhid al-Aksanë”, shkroi Qaradaghi në llogarinë e tij në Twitter, duke shpërndarë edhe deklaratën e Izraelit.

Ndryshe, në një deklaratë më 10 nëntor, këshilli saudit u shpreh se “Vëllazëria Muslimane është grup i dhunshëm terrorist që nuk përfaqëson Islamin, është lajthitur, kundërshton drejtuesit dhe shkakton grindje”.

Qaradaghi kishte reaguar ndaj vendimit në një deklaratë me shkrim të bërë në llogarinë e tij në Facebook më 12 nëntor.

Ndërkaq, Izraeli, duke e shpërndarë deklaratën e këshillit saudit në një llogari në gjuhën arabe në Twitter, dje tha se “Ne jemi të kënaqur të shohim kundërshtimin e përdorimit të fesë si një mjet përçarjesh dhe provokimi

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re