26 prill Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se në qarkun e Beratit deri tani janë numëruar votat në 107 qendra votimi nga 277 gjithsej në këtë qark.

Referuar të dhënave të deri tanishme Partia Socialiste kryeson. Deri tani Partia Socialiste numëron 16 698 ose 55.45% të votave.

Partia Demokratike numëron 8676 ose 28.81% të votave.

Lëvizja Socialiste për Integrim deri tani ka 4055 vota ose 13.47%, ndërsa PSD ka marrë 156 vota ose 0.52%. Partia Lëvizja Demokrate Shqiptare ka 48 vota ose 0.16%. Partia Bindja Demokratike ka marrë 82 vota ose 0.27%.

ABEOK ka marrë deri tani 31 vota apo 0.10%, Nisma Thurje ka marrë 111 vota ose 0.37%, Partia Lëvizja për Ndryshim ka marrë 64 vota ose 0.21%, Partia Lëvizja e Re ka marrë 85 vota ose 0.28%, Partia Balli Kombëtar 68 vota ose 0.23% dhe Partia Aleanca Demokracia e re 38 vota ose 0.13%.

 

 

/k.s/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re