26 prill Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat nga numërimi i 11 qendrave të votimit në qarkun e Beratit nga 277 qendra votimi që pritet të numërohen gjithsej për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Nga numërimi i këtyre 11 qendrave të votimit rezulton se PS ka marrë 1250 vota ose 51.76%, PD-AN, 755 vota ose 31.26%, LSI 366 vota ose 15.16%, Nisma Thurje 10 vota, LRE 10 vota, PSD 7 vota, PBK 5 vota, BD 3 vota, ABEOK 3 vota, ADR 2 vota, LN 2 vota.
Më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi të dhënat nga numërimi i 3 qendrave të votimit në qarkun e Beratit. /j.p/