26 prill Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se në qarkun e Beratit deri tani janë numëruar votat në 124 qendra votimi nga 277 gjithsej në këtë qark.

Referuar të dhënave të deri tanishme Partia Socialiste kryeson. Deri tani Partia Socialiste numëron 18 993 vota ose 55.46% të votave.

Partia Demokratike numëron 9632 vota ose 28.13 % të votave.

Lëvizja Socialiste për Integrim(LSI) deri tani ka 4831 vota ose 14.11%, ndërsa PSD ka marrë 187 vota ose 0.55%. Nisma Thurje ka marrë 128 vota ose 0.37%, Partia Bindja Demokratike ka marrë 91 vota ose 0.27% dhe Partia Lëvizja e Re ka marrë 91 vota ose 0.27%.

Partia Balli Kombëtar 80 vota ose 0.23%, Partia Lëvizja për Ndryshim ka marrë 79 vota ose 0.23%, Partia Lëvizja Demokrate Shqiptare ka 52 vota ose 0.15%, ABEOK ka marrë deri tani 38 vota apo 0.11%  dhe Partia Aleanca Demokracia e re 45 vota ose 0.13%.

Ndërkohë ka përfunduar numërimi në bashkinë Poliçan, ku nga numërimi i 23 qendrave të votimit rezulton fituese PS.

PS ka marrë 18 993 vota ose 55.46% të votave.

PD-AN ka marrë 9632 vota ose 28.13% të votave dhe LSI ka marrë 4831 vota ose 14.11% të votave.

/m.m/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re