27 prill   Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat nga numërimi i 266 qendrave të votimit në qarkun e Beratit nga 277 qendra votimi gjithsej në këtë qark për zgjedhjet e 25 prillit.

Nga numërimi i këtyre 226 qendrave të votimit rezulton se PS ka marrë 40588 vota, ose 55.75%, PD-AN, 22251 vota, ose 30.56 %, LSI 8195 vota, ose 11.26 %, PSD 355 vota, Nisma Thurje 300 vota, PLDSH 106 vota, BD 212 vota, LN 144 vota, LRE 257 vota, ADR 106 vota, PBK 173 vota, ABEOK 118 vota. /j.p/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re