26 prill Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat nga numërimi i 28 qendrave të votimit në qarkun e Beratit nga 277 qendra votimi që pritet të numërohen gjithsej për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Nga numërimi i këtyre 28 qendrave të votimit rezulton se PS ka marrë 3672 vota ose 54.60%, PD-AN, 2184 vota ose 32.48%, LSI 737 vota ose 10.96%, PSD 26 vota, Nisma Thurje 25 vota, LRE 20 vota, BD 18 vota, PBK 12 vota, ABEOK 11 vota, LN 9 vota, ADR 4 vota.
Më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi të dhënat nga numërimi i 11 qendrave të votimit në qarkun e Beratit. /j.p/