26 prill Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat nga numërimi i 43 qendrave të votimit në qarkun e Beratit nga 277 qendra votimi që pritet të numërohen gjithsej për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Nga numërimi i këtyre 43 qendrave të votimit rezulton se PS ka marrë 6223 vota ose 54.56%, PD-AN, 3479 vota ose 30.50%, LSI 1443 vota ose 12.56%, PSD 54 vota, Nisma Thurje 49 vota, LRE 34 vota, BD 34 vota, PBK 25 vota, LN 17 vota, ABEOK 16 vota, ADR 14 vota.

Më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi të dhënat nga numërimi i 28 qendrave të votimit në qarkun e Beratit. /j.p/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re