Skip to content

Qarku i Korçës, garë e fortë mes PS dhe PD! Sa deputetët mund të marrin në 11 Maj! Sondazhi i në News24: Lapaj dhe Shehaj larg mandateve

Gara në Qarkun e Korçës, duket se është një ‘lojë e fortë’ mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, duke lënë pa pretendime për mandate forcat e tjera politike.

Notosondaggi në bashkëpunim me News24, ka zbuluar si është prirja e votës deri në këtë fazë të fushatës në Qarkun e Korçës.

Partia Socialiste e kryesuar nga Edi Rama në Korça mund të arrij rreth 45.5 % të mbështetjes së qytetarëve. Sipas sondazhit kompanisë italiane, në këtë Qark PS mund të fitojë nga 5 deri ne 6 mandate.

Ndërkohë që Partia Demokratike në këtë qark sipas sondazhit të publikuar në Nevvs24 mund të arrij 38% të përkrahjes së elektoratit, që e përkthyer në mandate mund të jetë nga 4 deri në 5 karrige deputetesh në Parlamentin e ri.

Dy forcat e tjera, Nisma Shqipëria Bëhet me 6 % të përkrahjes nuk futet dot në garë për mandat, po ashtu dhe Mundësia e Agron Shahajt që projektohet në rreth 4.5 %.

“”