Rënia e temperaturave është shoqëruar me reshje dëbore në qarkun e Kukësit. Trashësia e saj në zonat 800 metra mbi nivelin e detit arrin në 5 centimetra, ndërsa nuk raportohen problemet në rrugët nacionale që lidhin fshatrat me zonat urbane. Emergjencat Civile thonë se janë në terren dhe po punojmë për mbarëvajtjen e situatës.

Njoftimin i Emergjencave Civile:

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:30 datë 03.02.2023 është si më poshtë: I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët dhe në lartësinë mbi 800 m reshje bore ku në Shishtavec shkon deri në 5 cm. Tani në këto momente situata  e kohës është e qetë.

Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se:

  • Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë kontratë.
  • Nga bashkitë Kukës Has dhe Tropojë nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.
  • Rezervuaret janë në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë Qarkun Kukës.

Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal. Ngelemi në kontakt.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re