Qarku i Kukësit renditet me numrin më të ulët të të prekurve me Covid-19 në vend. Shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë janë 43 qytetarë aktivë me këtë sëmundje.

Por, sipas burimeve të Fax News kjo shifër nuk korrespondon me trendin e shtrimeve të pacientëve nga Kukësi në spitalet Covid-it në Tiranë. Sipasë të dhënave janë 13 pacientë të hospitaliziuar ose afro 33% e të prekurve.

Tregues shumë i lartë i shtrimeve në raport me numrin aktivë të të prekurve. Ndërkohë një numër tjetër pacientësh nga Kukësi, Hasi e Tropoja po kurohen në spitalet e Kosovës, në Gjakovë e Prizreni. Numri i pacientëve që kurohen në Kosovë nga Kukësi asnjëherë nuk janë përfshirë në publikimet e Ministrisë së Shëndetësisë, po ashtu as numri i fataliteteve të pacientëve tanë në këto spitale.

Treguesit e publikuar me Covid-19 nuk shprehin qartë situatën e të prekurve aktivë në qarkun verilindorë, një pjesë e qytetarëve preferojnë ti kalojnë simptomat e sëmundjes në kushtet e shtëpisë, pa bërë testin e për pasojë pa u karantinuar.

Numri i të prekurve mund të jetë shumë herë më i lartë në të vërtet duke analizuar këto faktor, çfarë lënë të kuptohet se situata nuk është aspak e mirëmenaxhuar. Një tregues tjetër negativ për menaxhimin e pandemisë është edhe numri i ulët i vaksinimeve në këtë rajon. Vetëm 40% e popullsisë në Kukës janë vaksinuar, duke e renditur si një ndër qarqet me numrin më të vogël të vaksinimeve.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re