Në qarkun Shkodër, Partia Demokratike ka fituar zgjedhjet duke siguruar 5 mandate, në këtë mënyrë në Kuvend do të hyjnë 5 kandidatë, Luciano Boci, Kliti Hoti, Greta Bardeli, Ramadan Likaj dhe Bardh Spahia, i cili është nga lista e hapur dhe nga numërimi i votave preferenciale ka marrë 8278 vota.

Forcë e dytë në këtë qark, është renditur Partia Socialiste, e cila ka marrë 4 mandate duke futur në Kuvend vetëm listën e mbyllur që përbëhej nga Marjana Koceku, Onid Bejleri, Xhenis Cela dhe Bujar Rexha.

Jashtë Kuvendit ka mbetur kandidatja e listës së hapur, Edona Bilali dhe Shkëlqim Sterkaj,  cila pavarësisht se deri më tani kanë marrë goxha mbështetje nga votat preferenciale.

Ndërkohë forcë e tretë është renditur Partia Social Demokrate, duke siguruar dy mandate. Konkretisht deputetë të PSD-së nga ky qark, do të jenë Tom Doshi dhe Sabina Jorgo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko