Disa ditë më parë u njoftua se nuk do të ketë më këshillime për personat që dalin nga shtëpia pa marrë leje në e-albania.

Dhe, vetëm gjatë orëve të fundit, një person në Shkodër është vënë në pranga pasi është kapur në flagrancë nga policia duke qarkulluar jashtë orarit të karantinës me një dokument fals.

Policia ndodhet çdo ditë në terren deri në orën 13.00 duke kontrolluar nëse qytetarët që ndodhen jashtë për të bërë pazaret apo punë të tjera janë të pajisur me leje-dalje. Siç raportojnë edhe gazetarët e Abc News nga terreni ka pasur edhe raste në kryeqytet  që kanë dalë pa leje.

Në pamjet e filmuara nga ABC News duket një qytetar i cili kontrollohet nga polici, i tregon leje-daljen dhe më pas vazhdon rrugën që kishte nisur. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re