Qarkullimi total i ekonomisë turke shënoi rritje të fuqishme prej 124,8 për qind në bazë vjetore në tetor, njoftoi autoriteti statistikor i vendit.

Kjo vjen nga rritja e ndjeshme në sektorët e industrisë, ndërtimit, tregtisë dhe shërbimeve, sipas Institutit të Statistikave Turke (TurkStat).

Rritja më e madhe vjetore ishte 155,4 për qind në sektorin e shërbimeve, e ndjekur nga tregtia me 125,9 për qind.

Qarkullimi në sektorin e ndërtimit dhe industrisë shënoi rritje me 113,7 për qind dhe 112,1 për qind.

Gjithashtu rritje është regjistruar edhe në indeksin e qarkullimit total me 3,9 për qind në bazë mujore.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re