Kontrolle intensive me radar në rrugën interurbane Tiranë – Durrës – Tiranë.

Policia Rrugore e Tiranës, po vijon kontrollet me në rrugën interurbane Tiranë – Durrës – Tiranë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

– Gjatë orëve të mbrëmjes, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 128 km/h deri në 167 km/h, ku në rrugë trafiku ishte ende shumë
i lartë.
– Si rezultat i monitorimit janë pezulluar 10 leje drejtimi, për shpejtësi tej normës së lejuar.
– Gjithashtu janë vendosur 22 masa administrative me vlerë 4.000 lekë të rinj secila për shpejtësi nga 119 km/h deri në 127 km/h.

Kontrollet kanë vijuar edhe në rrugët e brendshme të kryeqytetit duke përdorur alkooltesuestit dhe si rezultat janë vënë në pranga 2 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë pezulluar 9 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe janë vendosur 13 masa administrative me vlerë nga 5.000 lekë deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksionin plotësues, atë të pezullimit të lejes së drejtimit.

Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara dhe mos drejtomi mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Në të gjitha akset nacionale dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re