Policia ka vijuar aksionet për kapjen e personave në kërkim apo atyre që qarkullojnë me armë zjarri.

Uniformat blu kanë arrestuar 24-vjeçarin me iniciale E.C, pasi gjatë kontrollit në makinën e tij i sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri me fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia Tiranë:
Kontrolle në automjete dhe ambiente të ndryshme, për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me sende të kundërligjshme.
Si rezultat i kontrolleve është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me municion luftarak.
Në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, për kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me sende të kundërligjshme, në rrugën “Siri Kodra”, është ushtruar kontroll në automjetin me drejtues shtetasin E. C., 24 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri me fishekë luftarak.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. C., për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re