Skip to content

Qarqet më të rrezikuara/ Ja kur pritet të ndalen reshjet e shiut, do ti lenë vendin dëborës

Situata problematike e reshjeve të shiut do të vijojë edhe në ditët në vijim.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, reshje intensive shiu priten deri paraditen e së enjtes.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshkitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

Me anë të një njoftimi, Instituti parashikon se sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e enjte do të ketë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.

Sipas llogaritjeve hidrologjike, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë do të ketë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë e vendit, ku më problematikë situata do të paraqitet në lumenjtë Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës.

Sipas IGJEO, të enjten temperaturat pësojnë ulje të ndjeshme dhe reshjet e shiut do të zëvendësohen me reshje dëbore.