Në panelin e konferencës ‘Rugova dhe Perëndimi’ në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, kryeministri i Shqipëri Edi Rama është sesi e sheh sot Kosovën në sytë e tij.

Rama e ka nisur duke folur për ish-presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, duke thënë se me të, Kosova ka patur marrëdhëniet më të suksesshme me ndërkombëtarët.

Duke ardhur te situata aktuale,  kreu i qeverisë shqiptare u shpreh me kritika, pasi sipas tij, me politikën e jashtme po bëhet politikë e jashtme dhe sipas tij kjo është shqetësuese.

“Sot jemi në një proces ku thellohet gjithmonë e më shumë dhe gjithmonë më shqetësuese, qasja e politikës së jashtme si politikë e brendshme dhe shfrytëzimi i platformave të komunikimit jashtë si tribuna për të marrë vota këtu. Kjo patjetër mund të ketë sukses elektoral, por kjo e lë Kosovën me gjithmonë e më pak besim nga ana e miqve dhe aleatëve të vetë ndërkombëtarë”, tha Rama.

Më tej, kryeministri i Shqipërisë u shpreh se nëse Kosova do të dilte nga kjo lojë macja me miun në tryezë me Serbinë dhe me një ekip uniteti, do të përparonte.

Ndër të tjera ai u shpreh: “Serbia mund të mos dojë kurrë që t’i qaset idesë për të njohur Kosovën, por kjo nuk duhet ta pengojë Kosovën të përparojë në pikë ku të gjithë ta njohin si një shtet model të barabartë me të tjerët. Jam i bindur se kjo gjë nuk është fantazi, është e arritshme dhe do ta nxirrte nga kurthi ku e ka futur Serbia me provokimet e veta të vazhdueshme, por edhe ku është futur për shkak të shfrytëzimit të politikës së jashtme si politikë e brendshme”.

Pyetje: Si është Kosova sot në sytë tuaj?

Rama: Dua të shtoj vetëm diçka duke qenë se diskutimi në panel është në formë muhabeti, por dua të qëndroj të Rugova. Koha më e suksesshme e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, si një subjekt edhe pse jo ende i njohur nga shumë shtete si shtet i pavarur, por si një subjekt në tryzë ku ka qenë koha e të ashtuquajturit ‘Ekipi i Unitetit’ dhe Rugova duke e parë me sytë e të sotmes, sepse thashë dhe më parë që është një figurë që sa më shumë kalon koha, aq më shumë bëhet e madhe dhe bëhet e paarritshme, nuk e shfrytëzoi personalitetin e tij ndërkombëtar, si njeriu që i hapeshin dyer, ata që e prisnin për Kosovën ndoshta e dëgjonin për herë të parë, jo për të bërë politikë të brendshme me politikën e jashtme, por u ul si një anëtar i një ekipi uniteti ku të gjithë ishin të barabartë, ajo ka qenë koha kur Kosova ka arritur sukseset e saj diplomatike dhe ka arritur të mundë Serbinë në tavolinë.

Sot jemi në një proces ku thellohet gjithmonë e më shumë dhe gjithmonë më shqetësuese, qasja e politikës së jashtme si politikë e brendshme dhe shfrytëzimi i platformave të komunikimit jashtë si tribuna për të marrë vota këtu.

Kjo patjetër mund të ketë sukses elektoral, por kjo e lë Kosovën me gjithmonë e më pak besim nga ana e miqve dhe aleatëve të vetë ndërkombëtarë.

Dhe në këndvështrimin tim, nëse Kosova do të dilte nga kjo lojë macja me miun në tryezë me Serbinë dhe me një ekip uniteti do t’i drejtohej BE duke i thënë; Ne nuk duam më të flasim me Serbinë se nuk kemi çfarë flasim me Serbinë, por jemi këtu me BE-në për të përmbushur të gjitha detyrimet që kemi ne si Republikë e Kosovës në kontekstin e standardeve të BE dhe për t’u afruar me ju, pastaj se çfarë bën Serbia është punë e saj, shkoni merreni me të. Por këto konfrontimet në tavolinë, të mbyllur me orë, vetëm për të dalë pas mbledhjes për të thënë sesa fort i qëndrova tjetrit, nuk të çojnë asgjëkundi. Nuk kam për ta kuptuar ndonjëherë se çfarë lidhje ka e ardhmja e Kosovës, çdo detyrim që ka Kosovën në raport me vetveten, me çfarë bën, çfarë s’bën, e çfarë i pëlqen apo jo Serbisë. Serbia mund të mos dojë kurrë që t’i qaset idesë për të njohur Kosovën, por kjo nuk duhet ta pengojë Kosovën të përparojë në pikë ku të gjithë ta njohin si një shtet model të barabartë me të tjerët. Jam i bindur se kjo gjë nuk është fantazi, është e arritshme dhe do ta nxirrte nga kurthi ku e ka futur Serbia me provokimet e veta të vazhdueshme, por edhe ku është futur për shkak të shfrytëzimit të politikës së jashtme si politikë e brendshme.

Ne jemi një popull i vogël, kemi dy shtete të vogla. Nuk jemi kërthiza e botës dhe sa herë e kemi menduar e kemi pësuar shumë keq. Kur e kemi kuptuar se duhet të jemi si trimi i mirë me shokë shumë, aq herë ia kemi dalë të bënim gjënë e duhur.

Kosova është shumë e bukur,  i ka të gjitha mundësitë dhe nuk ka pse humb kohë duke vrapuar rreth vetes së vetë.

Kosova është shumë e bukur, i ka të gjitha mundësitë dhe nuk ka pse humb kohë duke vrapuar rreth vetes së vetë. I ka të gjitha ato që i duhen,  i ka të gjithë partnerët, aleatët, resurset, thjesht dhe vetëm duhet t’i tregojë ‘targën’ Serbisë dhe të ikë përpara dhe Serbia pastaj mund të bëjë çfarë të dojë. Në fund të fundit, nuk mund të mbahet fati i Kosovë lidhur me pafuqinë e Serbisë për t’u përballur me të shkuar e vetë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re