A do ta shohim më Pirro Çakon në festivalin “Këngja Magjike”?

Epo që ta dini, kantautori nuk e sheh më të arsyeshëm rikthimin e tij në festivalin “Kënga Magjike” si konkurent.

I ftuar këtë të diel në emisionin “BECaffee”, Pirro theksoi se ka 7 vjet që nuk merr pjesë në garën e “Këngës Magjike”.

I pyetur a do të rikthehet si konkurrent në festival, Pirro nuk dha lajmin që do të donim të dëgjonim, ndërsa theksoi se i pëlqen të jetë më tepër spektator i tij.

“Nuk është se e mendoj të rikthehem. Më pëlqen ta ndjek si spektator”, u shpreh kantautori.Herën e fundit që e pamë te “Kënga Magjike”, ishte kur Pirro performoi një kolazh me këngët e të ndjerit Gaqo Çako, babait të tij.

Bes Kallaku, i cili ishte prezantues në “Kënga Magjike 2018”, tregoi edhe momentin prekës kur Pirro u përlot pas performancës dhe u kërkoi artistëve që të mos i flisnin për 5 minuta, në prapaskenë, ku qëndronte i mallëngjyer.

I pyetur gjithashtu për koncertin recital që pati thënë se do të japë në Tiranë, Pirro tha se kishte ndërruar mendje, dhe se i pëlqen më tepër të sjellë këngë të reja dhe jo të rikthejë projektet e tij që duan shumë financim:

“Kam ndërruar mendje, për koncertin recital. Do investim shumë të madh dhe mendoj që për mua është humbje kohe. Dua të prodhoj këngë të reja. Të risjell edhe një herë këngët e mia me orkestër do punë, kam dëshirë që të shkruaj muzikë të re”.

 

LIKE FAQES NE FACEBOOK PER LAJME TE NGJASHME