Kryeministri grek Alexis Tsipras, në seancën e grupit parlamentar të partisë së tij SYRIZA shpalosi propozimin për rishikimin e Kushtetutës, me qëllim rishkimin e raportit mes Kishës dhe Shtetit, të cilat në Greqi nuk janë të ndara.

“Shteti dhe Kisha kanë pjekurinë, urtësinë dhe ndjeshmëri për të pranuar se ka ardhur koha për një tjetër marrëdhënie”, tha Tsipras, duke mos e fshehur se kërkon ndarjen e tyre.

Tsipras përmendi dhe çështje të tjera për të cilën kërkoi ndryshime në Kushtetutë, porn ë qendër të interesit është raporti i ri mes dy domeneve, atij fetar e atij shtetëror, të cilat në Greqi janë njësh më njëra-tjetrën.

Ende nuk janë dhënë detaje se si, por kjo pritet të shkaktojë reagime në një vend ku prej shekujsh kryqi bën ligjin. Aq më tepër nga fakti se ai që e kërkon ndryshimin e një tradite shekullore, Tsiprazi pra, vjen nga rradhët e ateistëve.     

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re