Kjo është godina në fshatin Gorre e cila shërben si qendër shëqndetësoe për banorët. Siç shihet edhe nga pamjet, ndërtesa po shkon drejt degradimit total. Dritaret janë me xhama të thyer, ndërsa vetëm kati i parë përdoret si ambient pritje për t’u shërbyer qytetarëve.

Kushtet në të cilat një qytetar duhet të vijë të marrë në këtë qendër, janë aq të vështira saqë janë të detyruar thjesht të marrin një recetë.

Shërbimi bëhet nga mjekët të cilët nuk janë me orar të plotë apo të përditshëm. Orari i shërbimit është nga ora 8 deri në 14:40. Kjo godinë e cila nuk i ngjan aspak një ambienti shëndetësor, nuk i ngjan aspak një qendre shëndetësore ku qytetarët e 7 fshatrave mund të marrin shërbime mjekësore.

Banorët kërkojnë një ndërhyrje nga shteti për të bërë të mundur mirëmbajtjen dhe mirëfunskionimin e godinës siç duhet të jetë një qendër shëndetësore.

“Këtu bëhen vaksinat, të gjitha gjërat. Nuk mbaj mend të jetë investuar këtu. Kështu e mbaj mend që në 1978. Është e vogël por ndonjëherë është e zgjidhshme për ndonjë hall të vogël që mund të kemi”- u shprehën banorët.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re