Kur CEO i Canon parashikoi se tregu i kamerave do të tkurrej me 50% në dy vite, të gjithë hodhën dyshime nëse gjërat me të vërtetë kaq keq. Sipas një raporti të fundit nga LensVid, gjërat janë edhe më keq.

Tregu i kamerave ka rënë me 84% në 8 vite. Në 2010-ën, në kulmin e saj, industria prodhonte 121 milion kamera. Në 2018-ën ky numër ka rënë në 19 milion.

Krahasuar me 2017-ën, kishte një rënie me 24% të shitjeve të kamerave në 2018-ën.

Edhe pse numri i kamerave të shitura ra, shpenzimet për to janë rritur.

Kjo sepse duke shitur çdo vit e më pak kamera, prodhuesit janë të detyruar të rrisin çmimet. E gjitha ngjan me një cikël vicioz. Sa më të shtrenjta njerëzit kanë një arsye më tepër për të mos i blerë ato.

Kështu industria do të zhytet më tutje duke i hapur rrugë smartfonëve. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re