Shpërthimet e minave në Malësinë e Karabakut të çliruar së fundmi kanë marrë jetën e 14 azerbajxhanasve që kur u nënshkrua marrëveshja e armëpushimit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë nëntorin e kaluar, transmet

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Azerbajxhanit në një deklaratë theksoi se 14 azerbajxhanas, përfshirë pesë ushtarë, u vranë nga minat e vendosura nga forcat armene.

Deklarata tha se 52 ushtarë dhe tetë civilë u plagosën gjithashtu nga shpërthimet.

Zyra paralajmëroi civilët që të mos hyjnë në zonat e çliruara derisa rajoni të pastrohet nga minat.

Çlirimi i Malësisë së Karabakut

Marrëdhëniet midis ish-republikave sovjetike, Armenisë dhe Azerbajxhanit, kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakun, e njohur ndërkombëtarisht si territor azerbajxhanas, dhe shtatë rajone fqinje.

Kur shpërthyen përplasjet e reja më 27 shtator 2020, ushtria armene filloi sulmet ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase dhe shkeli disa marrëveshje humanitare të armëpushimit.

Gjatë konfliktit 44-ditor, Azerbajxhani çliroi disa qytete dhe gati 300 vendbanime dhe fshatra nga pushtimi gati tridekadësh.

Pavarësisht nga marrëveshja e 10 nëntorit që i dha fund konfliktit, ushtria armene disa herë shkeli marrëveshjen dhe martirizoi disa ushtarë azerbajxhanas dhe një civil, si dhe plagosi disa njerëz, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re