Protagonist në ditët e Hueyda El Saied është padyshim djali i saj Gabrieli, i cili shfaqet pothuajse në çdo InstaStory të saj në instagram.

Së fundmi, Hueyda ka bërë publike se Gabrieli, sado i vogël të jetë, është një djalë që i ka dëshirat dhe ëndrrat për të ardhmen që tani të qarta.

Gjatë një bisede, partneri i nënës së tij, e ka pyetur se ç’dëshiron të bëhet kur të rritet. I vogli Gabriel pa hezituar aspak është përgjigjur se dëshiron të bëhet kryeministri i Shqipërisë. Këtë rrëfim nga ana e tij, Hueyda e ka ndarë me ndjekësit e saj në instagram duke bërë të ditur se ka gjetur tanimë kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re